TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lideri demokrat gjatë prezantimit të kandidatit të primareve në bashkinë Vlorë, Hysni Sharra është shprehur se në muajin shkurt çmimi i ushqimeve krahasuar me 1 vite më parë ishte 12% më i lartë.
Fjala e Berishës:
Ne të varfër kemi qenë edhe këtë nuk e mohojmë. Historia jonë është histori mbijetese, sepse kurrë ne në të shkuarën nuk kemi qenë zotër të pasurive përrallore të vendit tonë. Këto 30 vite jemi të lirë, në këto 30 vite ne ndryshuam 30 herë në krahasim me atë që ishim. Në vitin 2008 ne njerëzit më të varfër, të tretit më të varfër në planet në vitin 1992 me 204 dollarë për frymë gjithsej, ja dolëm të kemi rroga më të larta se serbët, maqedonasit, malazezët, bullgarët dhe rumunët.
Prap nuk ishim të pasur, por ajo ishte një varfëri në pakësim dhe çdo vit nga viti 2007 deri në vitin 2014, numri i shqiptarëve në Shqipëri u rrit, popullata shqiptare po rritej. Kishte shpresë, shqiptarët besonin se në Shqipëri mund të ndërtohet e ardhmja e tyre dhe çdo vit gjendja mund të përmirësohej dhe duhej të përmirësohej.
Çfarë ndodhi sot? A jemi sot të varfër si në ’92? Jo, jo, jemi shumë larg, por problemi sot është se kemi një varfëri në shtim, kemi një varfëri që tremb, frikëson, e cila rritet, në të cilën nuk shohim prespektivë se si do të kemi nesër një jetë më të mirë. Duke ardhur këtu lexoja, në muajin shkurt çmimi i ushqimeve krahasuar me 1 vite më parë ishte 12% më i lartë. Çfarë do të thotë, secili prej jush shpenzon 12 % më shumë vetëm për kafshatën e gojës. Në 1 vit kjo. Po të marrim 8 vite sa bëjnë, bëjnë 30-40%, sepse ky njeri që është në pushtet, ngriu rrogat, nuk rriti rrogat, nuk rriti pensionet dhe kjo pastaj shndërrohet në rënkime, në lot mjerimi, në bindjen se ky vend nuk bëhet, se këtu nuk jetohet dhe ndaj shqiptarët ikin.
Por të gjitha këto nuk janë të vërteta. Nuk janë të vërteta sepse në rast se Edi Rama dhe kjo qeveri, të kishte dëshirë, zemër të shihte ju, të shihte shqiptarët, prap nuk po them të pasur, por të jetonin çdo vit e më mirë, ua them unë këtu ju, në mënyrë absolute me majë lapsi mund të kishte rritur rrogat të paktën 3 herë në 8 vite.
Ku e bazoj unë këtë? Ua them unë ju. Ne 8 vite para këtyre, dyfishuam rrogat, dyfishuam pensionet, ndërtuam 11 mijë km rrugë, ndërtuam 1300 shkolla etj., etj. Ne morëm borxh, por sa morëm borxh? Gjithsej 4.4 % të prodhimit të brendshëm. Borxhin e gjetëm 58.2 dhe e lamë 62.6 %.
Po ky çfarë bëri? Po i lëmë të ardhurat se ky i dyfishoi taksat, po i lëmë mënjanë, por borxhin e rriti me 43%, është 107% sot. Por ky po të donte me këtë borxh, mund të rriste pa asnjë lloj vështirësie 3 herë rrogat. Vetëm me borxhin që mori në 2021 në shtator, 720 mln euro, rrogat e shqiptarëve mund të ishin rritur 70%.
Por nuk ndodh kjo. Ky vendosi mbi shqiptarët një mekanizëm të tmerrshëm vjedhje që e kryeson vetë.