AKTUALITET, 14 Maj 2023, 11:51

Përfundon procesi i votimit/ Pjesëmarrje zhgënjyese, më pak votues se në vitin 2021

Përfundon procesi i votimit/ Pjesëmarrje zhgënjyese, më pak
Foto ilustrim: Edi Rama duke votuar në Surrel

Pjesëmarrja në zgjedhjet e ditës së sotme ka qenë më e ulët, krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, në shumicën e bashkive të vendit. 

Shkak mund të jenë problemet me identifikimin elektronik, motin e keq apo thjesht indiferenca e votuesve për këto zgjedhje. 

Pjesëmarrja ora 18:00

Deri në orën 18:00 pjesëmarrja ka qenë 36.39% në rang vendi,  ndërkohë që në vitin 2021 pjesëmarrja deri në këtë fashë orari ishte 45.48%. 

Përfundon procesi i votimit/ Pjesëmarrje zhgënjyese, më pak

Pjesëmarrja ora 17:00

Deri në orën 17:00 pjesëmarrja sipas KQZ-së ka qenë 34.54 % në rang vendi, ndërkohë që në vitin 2021 pjesëmarrja deri në këtë fashë orari ishte 43.89%. 

Përfundon procesi i votimit/ Pjesëmarrje zhgënjyese, më pak

Pjesëmarrja ora 16:00

Deri në orën 16:00 pjesëmarrja sipas KQZ-së ka qenë 32.19% në rang vendi, ndërkohë që në vitin 2021 pjesëmarrja deri në këtë fashë orari ishte 41.24%. 

Përfundon procesi i votimit/ Pjesëmarrje zhgënjyese, më pak

Pjesëmarrja ora 15:00

Deri në orën 15:00 pjesëmarrja sipas KQZ-së ka qenë 29.51% në rang vendi, ndërkohë që në vitin 2021 pjesëmarrja deri në këtë fashë orari ishte 38.6%. 

Pjesëmarrja ora 14:00

Deri në orën 14:00 pjesëmarrja sipas KQZ-së ishte 26.64%. Krahasuar me zgjedhjet e 25 prillit 2021, pjesëmarrja deri në këtë orë është më e ulët. Në zgjedhjet e përgjithshme të 2021, pjesëmarrja ishte 31.52%.

Deri në orën 14:00 pjesëmarrja sipas KQZ-së ka qenë 26,64%.

Përfundon procesi i votimit/ Pjesëmarrje zhgënjyese, më pak

Pjesëmarrja ora 13:oo: 

Deri në orën 13:00 pjesëmarrja sipas KQZ-së ishte 23.2%. Krahasuar me zgjedhjet e 25 prillit 2021, pjesëmarrja deri në këtë orë është më e ulët. Në zgjedhjet e përgjithshme të 2021, pjesëmarrja ishte 31.52%. Nga bashkitë, Puka, Fushë-Arrëzi dhe Skrapari kanë pjesëmarrjen më të lartë deri në orën 13:00.

Përfundon procesi i votimit/ Pjesëmarrje zhgënjyese, më pak

Përfundon procesi i votimit/ Pjesëmarrje zhgënjyese, më pak

Përfundon procesi i votimit/ Pjesëmarrje zhgënjyese, më pak

Përfundon procesi i votimit/ Pjesëmarrje zhgënjyese, më pak

Përfundon procesi i votimit/ Pjesëmarrje zhgënjyese, më pak

Pjesëmarrja ora 12:oo: 

Në Tiranë kanë votuar vetëm 20.69% të zgjedhësve, ndërkohë që në vitin 2021, në njëjtën fashë kohore kishin votuar 31.88%. 

Në Durrës kanë votuar 17.14%, ndërkohë që në vitin 2021, në njëjtën fashë kohore kishin votuar 32.26%

Në Elbasan kanë votuar 18.6 %. 

Në Korçë kanë votuar 15.14%, ndërsa në vitin 2021 shifra ishte 27.88%. 

Ky trend është thuajse në të gjithë vendin. 

Përfundon procesi i votimit/ Pjesëmarrje zhgënjyese, më pak

Mund të jenë disa faktorë që kanë ndikuar në pjesëmarrjen e ulët, si vonesat me identifikimin elektronik, moti i keq, apo thjesht indiferenca e votuesve për këto zgjedhje lokale. 

Këto zgjedhje u paraprinë nga një situatë e pazakontë politike kur opozita ishte e përçarë dhe socialistët të vetëm kërkojnë rikonfirmimin në pjesën më të madhe të bashkive.

Nga 61 bashki, tri prej tyre, Vorë, Kamzë dhe Elbasan do të ketë votim dhe numërim elektronik dhe rezultati pritet të dalë 30 minuta pas përfundimit të votimit të qytetarëve.  Janë 3.650.550 zgjedhës me të drejtë vote, ndërsa 122.545 janë votues për herë të parë.

Sipas informacioneve janë 5211 qendra votimi të ngritura në të gjithë vendin.

44 parti janë regjistruar në zgjedhje nga të cilat 38 janë jashtë koalicioneve. Dy koalicione janë në zgjedhje, “Bashkë Fitojmë” me kryetar Ilir Metën dhe “Aleanca Liberale e Djathtë” me kryetar Artur Roshin.

Këtë të diel garojnë 144 kandidatë për kryetar bashkie, kurse për këshilla bashkiakë garojnë 23.762 kandidatë. Votimi dhe numërimi elektronik do të zbatohet në tre bashki me 401 qendra votimi.

Në Elbasan janë 224 qendra votimi dhe pritet të votojnë 171.225 qytetarë. Në Kamëz janë 133 qendra votimi dhe pritet të votojnë 108.799 qytetarë. Në Vorë janë 44 qendra votimi dhe pritet të votojnë 30.822 qytetarë.