TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Ky sezon turistik ka qenë ndër më të mirët, një sezon për t’u mbajtur mend”, kështu deklaroi zëvendëskryeministrja , Belinda Balluku, nga Pallati i Kongreseve në takimin vjetor për analizën e sezonit turistik veror 2024.
Ajo theksoi se, ndonëse sezoni nuk është mbyllur ende, ky vit ka shënuar rekorde. Sipas saj shifrat tregojnë se pritet që viti të mbyllet me 10.4 milionë pasagjerë në Rinas.
“Vetëm në 9 muaj, kemi regjistruar 8 milionë e 250 mijë pasagjerë, që është 53.7% më shumë se në 2023. Krahasimet tona janë nga viti në vit, jo në periudha pesëvjeçare. Janë përpunuar gjithsej 53,120 avionë, një rritje prej 44.5% krahasuar me 2023. Parashikimet deri në fund të vitit janë 10.4 milionë pasagjerë, por jemi të sigurt se edhe kjo shifër do tejkalohet. Presim që viti të mbyllet me rreth 69 mijë fluturime. Në një ditë të vetme kemi patur 45,100 pasagjerë”, tha Balluku.
Përmbyllja e sezonit turistik veror 2024 ka shënuar rekorde të reja në flukset hyrëse dhe të ardhurat për ekonominë kombëtare dhe familjare. Në fjalën e saj, ministrja Balluku u shpreh se viti i ardhshëm do të sjellë sfida të reja për ta kthyer Shqipërinë në kampione të turizmit në Ballkan dhe një konkurrente të denjë në Mesdhe.
Në një takim përmbyllës për sezonin turistik, zvendëskryeministrja Belinda Balluku tregoi se një strategji e re po përgatitet me një ndryshim të madh në menaxhim të bregdetit.
Strategjia synon zgjerimin e fluksit turistik në 12 muajt e vitit.
“Turizmi nuk ka të bëjë vetëm me detin, ka të bëjë me çdo cep të Shqipërisë. Dua të ndaj me ju një zonë turistike që nuk do t’i kishte shkuar në mend askujt. Bulqiza! Bulqiza e minierave, e historive të trishta, e halleve të mëdha. Pas pak ditësh, së bashku me Blendin dhe Dritan Agollin nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ne do të prezantojmë një nga projektet më të mëdha dhe më inovatore të turizmit shqiptar, i cili nuk ka të bëjë më as me zonat malore apo fushore. Ka të bëjë me një zonë minerare, e cila do të ngrejë në një nivel tjetër një aset të vjetër të ushtrisë shqiptare, të quajtur divizioni. Do të kthehet në një nga nuklat më rëndësishme, aty do të ndërtojmë një muze që do të përfshijë brenda zona të tëra argëtimi”, tha Balluku.
Ndërkohë, sipas zëvendëskryeministres Belinda Ballaku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, tetë milionë e 250 mijë pasagjerë, 63.7 për qind më shumë se një vit më parë, u përpunuan në nëntë muajt e parë të 2024 në aeroportin “Nënë Tereza”. Balluku tha se janë tejkakuar pritshmëritë e vendosura në fillim të vitit.
“Parashikojmë që viti të mbyllet me 69 mijë fluturime, të cilat janë të shpërndara gjatë vitit në mënyrë të barabartë, jo si në vitin 2022 që sezoni niste në fund të qershorit. Në një ditë të vetme në aeroportin e Rinasit u regjistruan 45 100 pasagjerë. Viti 2025 do të ketë një sërë risish në infrastrukturë, por më e rëndësishmja është dorëzimi i Aeroportit të Vlorës, duke i dhënë Shqipërisë një nga aeroportet më të mëdhenj në rajon me pistë të kategorisë E, 3.2 km të gjatë. Presim të kemi edhe udhëtime transoqeanike që nuk do të limitojnë numrin e turistëve që vijnë”, tha ajo.