TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Disa kategori në Forcat e Armatosura përfitojnë deri në 70 mijë lekë rritje shtesë mbi pagë.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh sot se Forcat e Armatosura po vlerësojnë më shumë se kurrë profesionistët në uniformë, duke sjellë në vëmendje rritjen e pagave për Forcat e Armatosura.
Vengu tha se “ushtarakë të mirëpaguar, mirëstërvitur e mirëpajisur është kryeprioritet i punës së përditshme në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura”.
“Efektivët e Njësisë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike, Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes e Informacionit dhe ata të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes përfitojnë rritje të konsiderueshme në pagesën shtesë për kushte të veçanta pune e shërbimi”, theksoi ministri.
Së fundmi, qeveria miratoi rritjen e shtesës mbi pagë për disa kategori të punonjësve të Mbrojtjes.
Konkretisht, shtesa për kushte të veçanta pune për FA të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes shkon nga 13 mijë në 20 mijë lekë.
Ndërsa për Agjencinë e Sistemeve të Ndërlidhjes e Informacionit shtesa shkon nga 35 mijë në 40 mijë lekë.
Nga ana tjetër, efektivët e Njësisë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike përfitojnë një shtesë që shkon nga 50 mijë në 70 mijë lekë.
"Efektivët e Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes e Informacionit (ASNI), Njësisë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike (NJUSK) dhe ata të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM) përfitojnë rritje të konsiderueshme në pagesën shtesë për kushte të veçanta pune e shërbimi.
Sipas vendimit të qeverisë, miratuar në mbledhjen e fundit, përfshihen edhe këto kategori, pjesë e Forcave të Armatosura, që do të përfitojnë trajtim më të mirë financiar, duke e bërë këtë sektor tërheqës për profesionistët e fushës.
Në rishikimin e masës së shtesës që i është bërë këtyre pozicioneve, përcaktohet që ajo të variojë:
- nga 13.000 lekë në muaj deri në 20.000 lekë në muaj për punonjësit e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes;
- punonjësit e Njësisë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike do të përfitojnë një trajtim nga nga 50.000 deri në 70.000 lekë në muaj,
- ndërsa efektivët e Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes së Informacionit do të kenë një trajtim financiar nga 35000 lekë deri në 40000 lekë në muaj.
Synimi i Ministrisë së Mbrojtjes është jo vetëm që Forcat e Armatosura të kenë efektivë të mirëtrajnuar, të mirëpaguar, por edhe që të jenë tërheqëse për profesionistët e fushave të ndryshme, të nevojshëm për të përballuar sfidat e kohës", shprehet ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.