TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë duke rikthyer në burg tre persona, të cilët ishin të pranishëm kur u vra Egli Proga dhe akuzohen se penguan zbardhjen e së vërtetës.
Sipas burimeve zyrtare policore, Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ka bërë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetasve: Voltan Shkulaku, 40 vjeç, Arjan Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, banues në Pogradec.
Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”, në “Arrest në burg”, për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”, për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 1 Pogradec, ku humbu jetën shtetasi Egli Proga, 42 vjeç. Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.
Proga u rrah për vdekje në 10 gusht në një lokal në Pogradec.
Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e konstatuara në trupin e viktimës, në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat “janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht”.
Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së 42 vjeçarit është: “hemorragji në cipen e trurit dhe hemorragji e indit trunor”.
Policia arrestoi si autor të vrasjes Denis Meçin, me akuzën e vrasjes me dashje dhe proçedoi për moskallëzim krimi Voltan Shkulaku Leonidha Guçe, Arjan Manellari.
Por Prokuroria e Korçës, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për Denis Meçin nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia, çfarë solli përplasje mes policisë dhe Prokurorisë së Korçës.