TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dokumente zyrtare dhe adresa emaili të zyrtarëve të administratës janë publikuar në një faqe online, me emrin "Homeland Justice", në shqip "Drejtësi për atdheun", pas sulmit kibernetik ndaj sistemeve dixhitale të Shqipërisë.
Faqja që po i publikon dokumentat, është e aksesueshme jashte vendit, por jo brenda Shqipërisë pasi është bllokuar nga AKEP.
Është e paqartë përmasa e të dhënave shtetërore që janë vjedhur pas sulmit kibernetik dhe autoritetet në Shqipëri nuk kanë dhënë ende asnjë shpjegim për llojin e sulmit, megjithatë është e qartë se dokumenta zyrtare janë arritur të merren nga hakerat dhe po publikohen.
Dokumentet që kanë rrjedhur deri tani, janë shkresa zyrtare dhe komunikime mes institucioneve, dokumenta identifikimi të personave të huaj dhe disa video.
Kryeministri Rama deklaroi se ka dyshime që sulmi të ketë ardhur nga një shtet, por informacioni nga autoritetet ka qenë shumë i limituar, ndërkohë që asnjëherë nuk është bërë e ditur për publikun nëse hakerat kanë arritur të marrin të dhëna.