TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, lidhur me mbështetjen ndaj Ukrainës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Stoltenberg, me anë të një postimi në Twitter.
Ndër të tjera, sekretari i NATO-s shkruan se bisedoi me Ramën edhe për çështjen e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Postimi i Jens Stoltenberg:
Zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për mbështetjen e NATO-s ndaj popullit të Ukrainës. Ukraina mund ta fitojë këtë luftë. Ne diskutuam gjithashtu se si Finlanda dhe Suedia do të forconin aleancën tonë dhe rëndësinë e politikës së Dyerve të Hapura.
Good call with Prime Minister @ediramaal of #Albania on #NATO's support to the Ukrainian people against #Russia's invasion. #Ukraine can win this war. We also discussed how #Finland & #Sweden would strengthen our Alliance and the importance of the Open Door policy.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) May 20, 2022