AKTUALITET, 20 Maj 2022, 17:03

Alibeaj u tërhoq nga marrëveshja/ Balla: Ja kushtet që dakordësuam në mbledhje! PD mund të sjellë dy emra me firmat e saj, deri të dielën…

Alibeaj u tërhoq nga marrëveshja/ Balla: Ja kushtet që

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar pas tërheqjes së Enkelejd Alibeajt nga marrëveshja për të propozuar kandidatë për presidentë në dy raundet e para të procesit.

Balla u shpreh se në konferencën e kryetarëve është dakordësuar që opozita të propozojë emra me firmat e saj ndërsa shtoi se afati do të jetë deri të dielën në orën 16:00.

“Kolegu im Alibeaj nëse më kujtohet mirë të gjithë ju që jeni këtu keni qenë prezentë në sallën e konferencës së kryetarëve ku kemi bërë një diskutim vijues ku mendoj se duhet të jetë e qartë që PS lidhur me propozimet që kanë ardhur nga PD për procesin kemi rënë dakord për kriteret dhe parakushtet e vendosura aty sepse janë kritere të përcaktuara nga kushtetuta.

Sa i përket procesit tre gjëra janë themelore që janë pranuar. Dakordësia ka qenë në katër raundet e mbetura PS nuk ka të drejtë të propozojë. Dhe pastaj nëse nuk zgjidhet presidenti në tre raundet e para, do të zgjidhet në dy raundet e fundit me propozimet e PS. Kemi thënë që në këtë fazë jemi të gatshëm të negociojmë emra por duke thënë shumë qartë që procesi duhet të ruajë integritetin e tij.

Duhet që kandidati i propozuar nga opozita të mbështet me firma vetëm nga opozita. Kushdo na mirëkupton në këtë kusht. Kemi bërë edhe llogaritë sa kandidatë mund të propozohen nga opozita. Ata kanë mundësitë të propozojnë dy kandidatë. Deri të dielën në orën 16:00 mund të propozojnë dy kandidatura. Ne jemi të gatshëm të ulemi”, tha Balla.