AKTUALITET, 20 Maj 2022, 19:49

Aksident i rëndë në Fier/ “Audi” përplas motorin, humb jetën drejtuesi

Aksident i rëndë në Fier/ “Audi” përplas

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar ditën e sotëm në vendin e njohur si Kthesa e Pojanit në Fier.

Një “Audi” është përplasur me një motor.

Si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i motorit. Ndërkohë gjendja shëndetësore e shoferit të “Audit” nuk dihet ende.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentin.