AKTUALITET, 20 Maj 2022, 19:12

Negociatat për Presidentin/ Berisha: Vazhdim i marrëveshjeve të dështuara të Lulzim Bashës që nga viti 2017

Negociatat për Presidentin/ Berisha: Vazhdim i marrëveshjeve të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar nga Vlora dështimin e negociatave mes qeverisë dhe opozitës për Presidentin e ri.

Në një komunikim para nisjes së takimit me demokratët e qytetit bregdetar, Berisha tha se ai proces është vazhdimi i marrëveshjeve të dështuara të Lulzim Bashës.

“Një karnaval i vërtetë, një vazhdim i marrëveshjeve të dështuara që nga viti 2017 deri më sot të Lulzim Bashës dhe këto që shihni ju nuk është gjë tjetër veçse vazhdimi i atij seriali, por këtë herë edhe më tragjikomik dhe më i neveritshëm se çdo proces tjetër”, tha Berisha.