AKTUALITET, 20 Maj 2022, 17:22

Presidenti i ri, Balla: Do të presim opozitën në raundin e dytë dhe të tretë, në të katërtin propozojmë ne

Presidenti i ri, Balla: Do të presim opozitën në raundin e

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, ka deklaruar para mediave se mazhoranca do të respektojë marrëveshjen me opozitën, duke iu lënë mundësinë këtyre të fundit që në raundin e dytë dhe të tretë ta propozojnë ata kandidatin për president.

Ai tha se edhe pse mazhoranca ka të drejtën të propozojë deri në tre emra, nuk do ta bëjë këtë gjë në raundin e dytë dhe të tretë, pro nëse nuk ka asnjë emër për diskutim të propozuar nga opozita, në raundin e katërt do të propozojë PS-ja.

Nëse ata vënë kusht se ose zgjedhja një nga këta dy emra, këtu shkel të drejtën e palës tjetër për propozim. Dakordësia ishte se të gjithë kanë të drejtë të propozojnë, por mazhoranca nuk propozon në raundin e dytë dhe të tretë. Ne kemi mundësinë të propozojmë tre kandidatura, por nuk do të propozojmë, do të presim, në raundin e katërt do të propozojmë”, tha Balla.