AKTUALITET, 18 Janar 2023, 11:51

Seanca paraprake për inceneratorin e Fierit, Lefter Koka kërkon bashkimin e çështjes

Seanca paraprake për inceneratorin e Fierit, Lefter Koka kërkon

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka kërkuar bashkimin e çështjeve të inceneratorit të Fierit dhe atij në Elbasanit. Në seancën e sotme që është duke u zhvilluar në GJKKO, Koka ka kërkuar bashkimin e çështjeve me arsyetimin se në të dyja dosjet janë të përfshirë të njëjtët persona.

Në seancë janë të pranishëm Lefter Koka dhe Alqi Bllako, dy të arrestuarit e SPAK për çështjen e inceneratorëve.

Aktualisht Lefter Koka është nën dy masa sigurie "arresti me burg"për inceneratorin e Fierit dhe atë të Elbasanit. I arrestuar gjithashtu është edhe ish-deputeti i PS, ish-sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako. 

Koka akuzohet për "shpërdorim detyre", "pastrim parash" dhe "korrupsion". Hetimet për inceneratorin e Elbasanit janë të parat që përfundojnë nga SPAK, teksa në proces përfundimtar është edhe ai i Fierit.

Deri më tani, SPAK ka sekuestruar një sërë pasurish për të incenratorin e Elbasanit, përfshirë 14 apartamente, 3 njësi tregtare dhe 8 shoqëri tregtare.