AKTUALITET, 17 Janar 2023, 23:14

Ndërron jetë tragjikisht 18-vjeçarja shqiptare, media italiane: Donte me çdo kusht të diplomohej!

Ndërron jetë tragjikisht 18-vjeçarja shqiptare, media italiane:

Një 18-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në Itali, pasi vuante nga tumori.

"Il Gazzettino", sipas të cilave Gerta Allushi nuk arriti t’ja dilte me sëmundjen e rëndë dhe ndërroi jetë në spitalin Burlo Garofolo në Trieste.

Gjithashtu mediat italiane thonë se 18-vjeçarja vazhdoi të buzëqeshte edhe kur sfida për të u bë e vështirë.

Gjimnazistja, pavarësisht tumorit të zbuluar në vitin 2018, vazhdoi të ndiqte mësimet online deri në fillim të dhjetorit, pasi donte me çdo kusht të diplomohej.

E reja kishte lindur në Itali, por ishte me origjinë shqiptare. Vendlindja dhe vendbanimi i saj ishte në Tauriano, ku jetonte me nënën e saj Almën, babanë Arben dhe Anën, motrën e saj.