TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllime për humbjet tragjike nga aksidentin me helikopter, që i mori jetën ministrit të Brendshëm të Ukrainës. dy zyrtarëve të tjerë të qeverisë ukrainase dhe 16 personave te tjerë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Xhaçka thotë se zemrat dhe lutjet janë me popullin ukrainas
“Ne shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për qeverinë dhe popullin për humbjet tragjike të jetëve të ministrit Monastyrsky dhe zyrtarëve dhe civilëve të tjerë, duke përfshirë fëmijë në një rrëzim helikopteri pranë Kievit. Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për popullin e ukrainas”, shkruan ministrja.
Mësohet se helikopteri ku udhetonin zyrtaret e qeverise ukrainase është përplasur mbi një kopsht fëmijësh dhe më pas në një godinë banimi, dhe ka shpërthyer në flakë.
Këshilltar i Ministrit të Brendshëm, Anton Gerashchenko shkroi në mediat sociale se “Monastyrsky, zëvendësministri Yevheniy Yenin dhe sekretari i shtetit Yuriy Lubkovychis vdiqën në aksident”.