AKTUALITET, 16 Maj 2025, 09:29

Samiti/ Rama pret kreun e NATO-s Mark Rutte: Diskutuam sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin aktiv në Aleancën Ushtarake

Samiti/ Rama pret kreun e NATO-s Mark Rutte: Diskutuam sfidat e sigurisë

Kryeministri Edi Rama ka pritur mëngjesin e së enjtes, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili do të jetë pjesë e tryezës së Komunitetit Politik Evropian që mbahet sot në Tiranë.

Në një postim në facebook, Rama shkruan: Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO.