TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama teksa ndodhet në Londër, në samitin e EPC, ka diskutuar për çështjen e emigrantëve.
Downing Street thotë se kryeministri britanik Keir Starmer diskutoi me Ramën në Pallatin Blenheim, “çështjet e sigurisë evropiane duke përfshirë migrimin, veçanërisht zgjidhjet novatore si partneriteti Itali-Shqipëri”, duke iu referuar marrëveshjes së Italisë me Shqipërinë për kampin e refugjatëve.
Deklarata duket e çuditshme, për faktin që MB sapo ka anulluar planin "Rwanda", i cili parashikonte dërgimin e azilkërkuesve në vendin afrikan.
Zëdhënësi tha se të dy udhëheqësit “ranë dakord të vazhdojnë të forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve”.