AKTUALITET, 18 Korrik 2024, 15:16

Parandalohet krimi/ Akuzohet se kanosi me sëpatë bashkëshorten e tij, arrestohet 61-vjeçari në Memaliaj

Parandalohet krimi/ Akuzohet se kanosi me sëpatë bashkëshorten e

Një 61-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kanosur me sëpatë bashkëshorten e tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Zhapokikë të Memaliajt.

NJOFTIMI

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në një familje. Kanosi me mjet prerës (sëpatë), bashkëshorten e tij, arrestohet në flagrancë 61-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (sëpatë). Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, pas marrjes së njoftimit se një shtetase ishte kanosur për jetën, me mjet prerës, nga bashkëshorti i saj, kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe arrestimin e shtetasit përgjegjës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. B., 61 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.