TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Po mbahet e 17 protestë para Bashkisë Tiranë në lidhje me dosjen “5D”.
Anëtari i këshillit bashkiak Tedi Blushi, u shpreh se drejtësia është bërë palë duke u kthyer në
mburojë të vjedhjeve.
Ai u shpreh se vetëm SPAK nuk sheh se qytetarët paguajnë ccdo ditë 80 mijë euro për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston.
“Rama dhe Vleiaj në pushtet nga drejtësia e kapur. Drejtësia është kthyer në garanci dhe mburojë politike që kjo vjedhje të vijojë.
80 mijë euro në ditë paguajmë për një shërbim që nuk kryhet dhe drejtësia nuk vepron. I shohin të gjithë gazetarët e qytetarët, por vetëm SPAK nuk i sheh. Kemi të bëjmë me një narko-shtet që bazohet mbi terror e vjedhje.
Koha që të marrim në dorë fatet tona, ta arrestojmë ne Veliaj e ta çojmë në burg. Vendi i tij në Sharrë, në landfillin e Sharrës aty ku ngriti mbretërinë e tij”, tha ai.