AKTUALITET, 18 Korrik 2024, 11:54

Nikolin Topalli kërkoi daljen nga regjimi “41 bis”, GJKKO merr vendimin për të dënuarin me burg përjetë

Nikolin Topalli kërkoi daljen nga regjimi “41 bis”, GJKKO merr

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e të dënuarit me burg përjetë, Nikolin Topalli, i cili ndodhet në regjimin ‘41 bis’ në burgun e Peqinit.

Topalli ka kërkuar largimin nga ky regjim, ndërkohë që kërkesa e tij është rrëzuar. Ky i fundit po vuan dënimin përjetë pasi në vitin në 2001 për motive pronësie ka vrarë Çesk Ndrekën dhe i ka plagosur vëllanë e viktimës. Topalli akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje në rrethana cilësuese; Armëmbajtje pa leje”.

NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Kërkuesi Nikolin Topalli më datë 16.05.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën
me objekt: Anullimin e urdhërit të Ministrit të Drejtësisë nr. 284 datë 09.05.2024, “Për
vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë
të të burgosurit Nikolin Topalli”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet
112 dhe 471 e vijues të Kodit të Procedurës Penale dhe nenin 17 të Ligjit nr. 81/2020,
datë 25.06.2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të
paraburgosurve”, me vendimin Nr. 295, datë 18.07.2024, vendosi:
1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit (të dënuarit) Nikolin Topalli.
2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke
filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 18.07.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
(BalkanWeb)