TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sali Berisha, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar ka deklaruar se Edi Rama kërkon që të asgjësojë opozitën, ndërsa e krahasoi atë me diktatorit Enver Hoxha.
Berisha tha se ky sulm nga Rama ka nisur në 2021, kur nuk pranoi bashkëqeverisjen me Ramën.
“Kjo histori për të cilën jemi sot këtu, fillon në prillin e 2021, kur zgjedhjet ishin mbyllur në tavolinë, pavarësisht nga lumenjtë e djersës së popullit opozitar. Kërkoi uratën e Berishës për bashkëqeverisje... Nëse do pranoja atë kontratë sot nuk do isha non-grata, nuk do kisha dhëndrin padrejtësisht në burg. Por si ta pranoja këtë Pazar me Ramën?
Pluralizmi është fëmija im, s’mundet kurrë që unë të bëja një kompromis të tillë për të asgjësuar pluralizmin që sollën më ’90. Pas refuzova këtë propozim, Rama shtiu plumbin e radhës ndaj opozitës”, tha Berisha.