AKTUALITET, 27 Tetor 2023, 16:52

“Gërdeci”/ Përfundon seanca për Fatmir Mediun, ja kur do të mbahet seanca e radhës

“Gërdeci”/ Përfundon seanca për Fatmir Mediun, ja kur

Ka përfunduar seanca gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në lidhje me “Gërdecin”.

Gjatë seancës u morën në pyetje disa dëshmitarë, si ish-ushtaraku, Zabit Cuku, Mirela Dvorani, bashkëshorti i së cilës po ashtu humbi jetën gjatë shpërthimit dhe Veiz Muça, ish-përgjegjës.

Mësohet se katër dëshmitarë të tjerë nuk u pyetën pasi përfundoi orari zyrtar. Seanca e radhës do të mbahet me 9 nëntor.