AKTUALITET, 27 Tetor 2023, 16:24

Po priste degët e pemëve, por ra nga vinçi, humb jetën i riu në Durrës

Po priste degët e pemëve, por ra nga vinçi, humb jetën i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku një 35-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar gjatë punës.

Policia bën me dije se 35-vjeçari ka rënë nga vinçi i punës, teksa po piste degët e pemëve, duke humbur jetën në vend.

Njoftimi i policisë:

Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit, shtetasi A. L., 35 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes