AKTUALITET, 27 Tetor 2023, 15:48

Goditi mësuesen me karrige pas sherrit në klasë, gjykata cakton ‘arrest shtëpie’ për 16-vjeçarin në Lezhë

Goditi mësuesen me karrige pas sherrit në klasë, gjykata cakton

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për 16-vjeçarin, i cili akuzohet se goditi me karrige mësuesen pas një përplasjeje verbale.

I mituri u njoh këtë të premte me masën e sigurisë në një seancë me dyer të mbyllura.

Ndaj tij rëndojnë dy akuza, ‘goditje për shkak të detyrës’ dhe ‘plagosje e rëndë’ me dashje.