TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sali Berisha, thotë se në News24 po "rrëmbehen" dosjet e gazetarëve investigativë dhe se këtë e ka urdhëruar Edi Rama, të cilin e quan "Ramaduro" dhe "kreu i organizatës kriminale më të fuqishme në rajon dhe Europë".
"Një krim i shëmtuar!
Ramaduro urdhëron rrëmbimin banditesk në News 24 të dosjeve të gazetarëve investigativë që hetonin korrupsionin dhe lidhjet me krimin të Edi Ramës, Olsi Ramës, Lubi Ballukut, Ergys Agasit etj.!
Ky është një akt kriminal i dënueshëm që dëshmon se frika dhe tmerri i Ramaduros dhe Lubi Ballukut etj. nga laptopët e gazetarëve investigativë është shkaku i pushtimit të këtij televizioni nga falangat e narkoshtetit.
Dënoj me forcën më të madhe këto akte kriminale të Ramaduros, kreu i organizatës kriminale më të fuqishme në rajon dhe Europë", shkruan Berisha në reagimin e tij.