TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka zgjatur 1 orë e 20 minuta protesta e ish-kryeministrit Sali Berisha jashtë kryesisë së Kuvendit.
Berisha ka shpërndarë tubuesit e mbledhur para godinës dhe është larguar nga Kryesia përpara se Këshilli i Mandatave të japë vendimin për arrestimin e tij.
“E mbyllim sot fitimtar këtë takim historik, të betuar për të mos u ndal më deri ditën e fitores ndaj këtij regjimi. Të betuar se do të përdorim çdo mjet të mosbindjes civile, nuk ka forcë që na ndan më. Ne jemi dhe mbetemi luftëtarë të lirisë, gjer ditën e fitores së plotë të përmbysjes së këtij regjimi që po shfaros shqiptarët”, tha ai.
Ndërkohë në orën 12:00, Këshilli i Mandateve nisi mbledhjen për diskutimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Berishës, që do t’i hapte rrugë arrestimit të tij.
Berisha konfirmoi para nisjes së mbledhjes se nuk do të merrte pjesë, duke u përfaqësuar nga avokatët. Në protestë po ashtu ishte e pranishme edhe vajza e ish-kryeministrit, Argita Malltezi.