AKTUALITET, 18 Dhjetor 2023, 12:21

“Drejtësia ka marrë urdhër të godasë opozitën”- Këlliçi thirrje SPAK-ut nga Kryesia e Kuvendit: Ose zbatoni ligjin, ose mbani përgjegjësi para tij!

“Drejtësia ka marrë urdhër të godasë

Partia Demokratike po zhvillon protestën e saj të paralajmëruar para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa Këshilli i Mandateve po shqyrton kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetit të Sali Berishës.

Belind Këlliçi ka marrë fjalën në podium para qytetarëve ndërsa ka bërë thirrje për SPAK që të zbatojë ligjin.

Duke iu referuar denoncimeve të ditëve të fundit lidhur me inceneratorin e Tiranës, Këlliçi thotë se drejtësia e re ka marrë porosi për të goditur opozitën dhe jo qeverinë.

Belind Këlliçi: Unë sot jam në këtë protestë si një njeri, pasi kemi mbi një javë që çdo ditë denoncojmë me deklarata publike dhe fakte të pamohueshme se vjedhja më e madhe që po ndodh në Tiranë dhe Shqipëri nuk po hetohet.

Sot, institucionet e drejtësisë kanë marrë porosi për të goditur opozitën dhe jo qeverinë. Sot po goditeni ju! Ndaj u bëj një thirrje të rinjve, qytetarëve të Tiranës, dilni në këtë shesh se po luftohet edhe për ju, që të mos instalohet një diktatura që u rrëzua vite më parë.

Edhe sot shumë mund të kenë frikë, por mjafton kjo protestë e sotme.

I bëj thirrje SPAK ut ose do zbatoni ligjin, ose do të mbani përgjegjësi para ligjit.

Sot afera më e madhe nuk mund të mbulohet.