AKTUALITET, 18 Dhjetor 2023, 11:25

Vettingu në Policinë e Shtetit, konfirmohet në detyrë drejtori i Shkodrës Edmond Sulaj

Vettingu në Policinë e Shtetit, konfirmohet në detyrë

Edmond Sulaj, me funksion Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në Policinë e Shtetit, ka kaluar sot vettingun. Trupa vlerësuese me kryesues Arben Sefajn, relatore Denisa Sina dhe me anëtare Suela Bulkun vendosën konfirmimin në detyrë të Sulaj.

“Arrijmë më përfundimin se subjekti i vlerësimit, zoti Edmond Sulaj, në përputhje me nenin 60, të ligjit 12/2018 të ndryshuar, ka plotësuar së bashku kushtet e mëposhtme: konstatohet nivel i besueshëm në vlerësimin e pasurisë, në kontrollin e figurës, nivel i mjaftueshëm në vlerësimin e aftësive profesionale.

Për këto arsye trupa e vlerësimit të AMP, bazuar në pikën 7 të nenit, të pikës 56, të ligjit 12/2018, pasi u mblodh në dhomën e këshillimit, vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit në detyrë, zotit Edmond Sulaj, me funksion Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në Policinë e Shtetit,” tha trupa shqyrtuese.