NË FOKUS, 23 Nëntor 2021, 19:40

Shkoi për të verifikuar firmat/ Agron Shehaj del nga selia e PD-së: Ja çfarë më rezultoi!

Shkoi për të verifikuar firmat/ Agron Shehaj del nga selia e

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, u paraqit sot në zyrën e kryetarit të Këshilit Kombëtar, Edi Paloka, për të verifikuar firmat e delegatëve, që sëbashku me Sali Berishën kanë kërkuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor. 

Disa orë pas verifikimit të firmave të delegatëve, Shehaj doli nga selia dhe foli për mediat. 

Sipas tij, shumica e delegatëve të njësisë 5 dhe 7 në Tiranë, kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit në datë 11 dhjetor, sëbashku me Sali Berishën. Shehaj tha, se firmat dhe kërkesa e demokratëve, e detyrojnë atë të marrë pjesë në këtë Kuvend dhe jo në atë të datës 18, që ka thirrur Lulzim Basha. 

Agron Shehaj: Sipas numrave që unë pashë janë 56% e delegatëve të degës 7 dhe 58% të degës 5 që kanë firmosur për Kuvendin e datës 11. Është e qartë se Kuvendi i datës 11 është legjiitm dhe absolutisht jo vetëm do të shkoj, por jam i detyruar të shkoj. Absolutisht do të shkoj.

Keni përgjigje për deklaratën e PD, se këtë e bëni për show?

Agron Shehaj: Nuk kam asnjë koment. Unë bëra një punë konkrete, fola direkt me anëtarësinë dhe delegatët. Është mendimi i tyre. Secili bën punën e vetë. I ftoj të gjithë, kush do të dijë të vërtetën. I verifikova vetë personalisht, që numrat për të thirrur Kuvendin janë të vërteta dhe të sakta!

Poll