TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka përfunduar mbrojtja në gjykatë për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin. Ky i fundit është shfaqur i prekur para togave të zeza ndërsa i ka kërkuar familjes së tij ndjesë.
Ai tha se kishte rënë pre e një provokimi.
“Kjo është kjo është një hakmarrje personale e Abedin Urucit sepse unë i pamundësova për të marrë ca prona të bashkisë të zaptuara kur erdha në krye të bashkisë. Unë kam shkelur vetëm etikën. Nuk kam shkelur asnjë nen asnjë ligj. Kërkoj të shpallem i pafajshëm. Videon e ka paguar kundërshtari im politik Uruci. Edhe sot them si la mundësi qe rashë pre e atij provokimi. U kërkoj falje familjarëve.”, tha ai.