TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë muajit janar, në vendin tonë kanë hyrë rreth gjysmë milionë turistë.
Lajmin e ka njoftuar kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, teksa shton se muaji i parë i vitit ka dhënë një sinjal të fortë për bumin e sezonit të ri turistik që do të ketë Shqipëria, si një forcë e re në turizmin mesdhetar.
“Janari ka dhënë një sinjal të fortë për bumin e sezonit të ri turistik me një rritje rekord turistësh, thuajse gjysmë milionë, duke afirmuar faktin se tanimë Shqipëria nuk ndalet në rritjen e saj si një forcë e re në turizmin mesdhetar. Më shumë të ardhura, punësim, biznes, ekonomi falë turizmit. VetëmPërpara”, shkruan Rama.