TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Paraqitja e disa propozimeve për ndryshime në kodin penal ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik. Burime nga ministria e Drejtësisë konfirmojnë se këto propozime nuk janë ende pjesë e një drafti final, i cili nuk është përfunduar. Por ndërkaq vetëm propozimi i këtyre ndryshimeve ka ngritur diskutime mbi profesionalizmin e ekspertëve ligjore.
Me i diskutuari prej tyre, neni për Bigaminë, që në propozimin fillestar të tij ka tendencën të ngatërrojë ligjin me moralin. Ky propozim i bërë publik, ka marrë një trajtë tjetër. Propozuesit pretendonin që përveç personave që kanë më shumë se një martesë në të njëjtën kohë, të shtrinin të njëjtin veprim penal edhe për bashkëjetesat me më shume se një partner në të njëjtën kohë.
Tashmë grupi i punës ka shkuar në një tjetër variant, duke hequr termin “bashkëjetese” dhe synon të dënojë vetëm martesat ligjore në të njëjtën kohë. Ekspertet sqaruan se ky nen synon të godasë fenomenin e dy martesave brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Pjese e paketës së propozimeve në kodin e ri penal është edhe rritja e kufirit të moshës së lejuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale. Në kodin aktual raporti seksual me persona nën moshën 14 vjeç dënohet penalisht, ndërsa ndryshimet e reja synojnë rritjen me dy vite të pragut të kësaj moshe, duke e çuar atë në 16 vjeç. Puna për ndryshimet në Kodin Penal ka nisur 3 vite më parë, dhe ende nuk ka një draft final nga Ministria e Drejtësisë për t’u bërë më pas pjesë e konsultimeve publike.