AKTUALITET, 7 Shkurt 2024, 12:29

Doli në përgjimet e gjyqtares së Krujës, nën hetim për pastrim parash, SPAK do të marrë nesër në pyetje Edvin Priftin

Doli në përgjimet e gjyqtares së Krujës, nën hetim

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, SPAK, do të marrë në pyetje ditën e nesërme mjekun kardiokirurg, Edvin Prifti. Prifti do të pyetet si person nën hetim, prej katër vitesh, ku mund t’i komunikohet edhe përfundimi i hetimeve. Ai doli në përgjime në dosjen e ish-gjyqtares se Krujës, Enkelejda Hoxha, teksa fliste me një nga punonjësit e gjykatës. 

SPAK po e heton nën dyshimet për pastrim parash, si dhe për përfshirje në tenderin e QSUT pasi gjatë kontrollit në zyrë dhe në banesë, mjekut ju gjetën dhe sekuestruan shuma të mëdha parash.