TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka lënë në burg mjekun, Dervish Hasi, i cili akuzohet për trafikim të miturish dhe pornografi.
Mjeku ankimoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar një masë më të lehtë sigurie, por ankimi është rrëzuar nga Apeli.
Kujtojmë Hasi kishte përdorur si bashkëshorten e tij të katërt vajzën 16 vjeçare. Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe tre gra të tjera.
E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, tre deri në katër ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës. Me vajzën ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.
Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.