TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e Mirënjohjes për medalistët e Lojrave Olimpike, ka deklaruar se vendi ynë nuk është më ai nga i cili iknin talentet, por vendi ku tashmë synojnë të vijnë sportistë nga jashtë.
“Krijuam një situatë të favorshme për talentet në sport.
Shqipëria nga një vend që braktisej nga bijtë e saj sepse nuk u siguronte dot as ushqimin dhe humbiste potenciale që ktheheshin në medalje ari për vendet fqinje, jemi kthyer në një vend që mund të adoptojë edhe fëmijë që vijnë nga vende të tjera. Nëse do të ishte Shqipëria e djeshme askush nuk do të vinte të kërkonte të përfaqësonte këtë vend.
Por sot ka shumë arsye për të ardhur, Shqipëria ka rritur të krijojë një kuadër mbështetës ndër më të sigurtët dhe më tërheqësit në rajon dhe edhe më gjerë”, tha ai.
Rama nuk ka ngurruar të “thumbojë” të gjithë ata që sipas tij folën keq për medaljet e fituara nga vendi ynë në Paris.
“Hedhja përpjetë e hudhrave ishte se nuk kishim përse të gëzonim për këto medalje sepse nuk ishin të Shqipërisë dhe një rruge pune për t’ja dalë, por medalje që erdhën si rezultat i dy djemve të ardhur nga larg që u gjendën rastësisht këtu.
Këtu janë medaljet e Shqipërisë në kampionatet të ndryshme, që nga Europiane e deri tek Ballkanike, nga 2021 deri sot.
Në tre vite Shqipëria ka marrë 538 medalje. Janë medalje të niveleve të ndryshme, por janë të shqiptarët kanë garuar me të tjerë, në rajon e më gjerë.
Janë dallëndyshet e para që do të sjellin medalje të reja”, u shpreh ai.