AKTUALITET, 21 Janar 2024, 14:38

"Ruajuni se unë kur kam rrahur gruan time…", Klodian Duro përjashtohet nga BBV pas deklaratës shokuese (VIDEO)

"Ruajuni se unë kur kam rrahur gruan time…", Klodian Duro

“Ruhuni nga unë se kur kam rrahur gruan a e di si më dukeni ju. Po i futa dhe një gotë raki, se kam kohë pa e provuar. E rraha ngaqë më mbante gocën, mbante gocën time”.

Ishin këto fjalët e ish-futbollistit të Kombëtares shqiptare, Klodian Duro, pas përfundimit të ‘Prime-t’ mbrëmjen e djeshme në ‘Big Brother VIP 3’, kur banorët, teksa po konsumonin darkën, janë hasur në një deklaratë tronditëse.

Për këtë arsye, organizatorët e BBVP3, në bazë të rregullores, kanë lajmëruar se Klodian Duro duhet të lërë menjëherë shtëpinë e famshme, pasi dhuna në çdo lloj forme është e palejuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Ish-futbollisti dhe trajneri Klodian Duro, gjatë darkës pas “prime-t” Duro ka bërë një deklaratë që i ka shokuar banorët. Ai, si me humor dhe ironi, është shprehur se duhet të kenë kujdes nga ai, pasi kur ka dhunuar bashkëshorten e vet, i duken asgjë të tjerët. Madje Meriton Mjekiqi i ka thënë se nuk është ai lloj njeriu, teksa i kërkoi që të tillë gjë mos e thotë as për shaka.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Pjesë nga biseda:

Klodian Duro: Ruajuni nga mua se unë kur kam rrah gruan time… E di si më dukeni ju apo jo? Ruju.
Meritoni: Une e di, s’je ti ai.
Klodian Duro: E kupto? E rraha ngaqë më mbante gocën dhe e rraha, e kupton?
Meritoni: S’je ti ai.
Klodian Duro: Ruju po t’them se mos m’thush s’të kam thënë! Po i futa dhe nja dy gota raki, se kam kohë që se kam provuar.
Meritoni: Shsh. Ndërroje atë muhabet. As në hajgare mos ta dëgjoj me atë muhabet.

Nuk dihet nëse Duro këto deklaratë e ka pasur seriozisht, me ironi apo në gjendje të dehur. Gjithsesi e dëgjuar në një emision kaq të ndjekur dhe në një kohë kur dhuna ndaj grave në Shqipëri është një fenomen i gjerë, VIP-at duhet të tregojnë kujdes për mesazhet që përcjellin.

Kujtojmë që Klodian Duro ka qenë i dënuar për dhunë në famije, pas një denoncimi që bëri ish-bashkëshortja ,me të cilën ka një vajzë. Duro u dënua me 4 muaj “arrest shtëpie”, pas kryerjes së dënimit, gruaja mori një udhër mbrojtje ndaj tij.