AKTUALITET, 21 Janar 2024, 12:04

Përvjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës, Rama: 18 arsye për t’u përulur me nderim përpara monumentit të kujtesës sonë kombëtare

Përvjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës, Rama: 18 arsye për

Në 18 vjetorin e vdekjes së tij, Ibrahim Rugova është përkujtuar edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se janë 18 arsye më shumë për t’u përulur me nderim përpara monumentit të kujtesës sonë kombëtare.

“18 vite pa Ibrahim Rugovën mes nesh, po edhe 18 arsye më shumë për t’u përulur me nderim përpara këtij monumenti të kujtesës sonë kombëtare”, ka shkruar Rama.

Sot janë shënuar 18 vite që nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe është varrosur me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. Ai është zgjedhur President i Kosovës në mars të vitit 2002 dhe është rizgjedhur edhe më 2004.