AKTUALITET, 21 Janar 2024, 12:47

Pastrohet rruga për në Theth, apeli i ARRSH për drejtuesit e mjeteve

Pastrohet rruga për në Theth, apeli i ARRSH për drejtuesit e

Pastrohet rruga për në Theth, apeli i ARRSH për drejtuesit e mjeteve

Pas motit të keq dhe reshjeve të dendura të dëborës që paralizuan vendin, vazhdon pastrimi i rrugëve në akset rrugore të bllokuara.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se rruga për në Theth është pastruar dhe qarkullimi i automjeteve vazhdon normalisht, ndërsa temperaturat vazhdojnë të jenë minus.

Po ashtu i bëhet apel drejtuesve të automjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë në akse rrugore  me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

Njoftimi:

Theth

Rruga është e pastruar, qarkullimi vazhdon normalisht po punohet me zgjerimin e pjesës kaluese

Temperatura -1°C

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.