AKTUALITET, 21 Janar 2024, 10:58

Vrasje me armë gjahu në Burrel, autori i dyshuar vetëdorëzohet në polici

Vrasje me armë gjahu në Burrel, autori i dyshuar

Vritet me armë gjahu 52-vjeçari në Burrel. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi I. M., rreth 63 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë gjahu shtetasin P. K, rreth 52 vjeç.

Mat/informacion paraprak

Më datë 21.01.2024, në fshatin Vig, në Burrel, shtetasi I. M., rreth 63 vjeç, ka vrarë me armë gjahu shtetasin P. K, rreth 52 vjeç.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje, pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima shtetasi P.K., në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e shtetasit I.M.