TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mëngjesin e sotëm, mjegulla ka mbuluar rrugën e Kombit, në njërën prej rrugëve kryesore të vendit me lëvizshmëri të lartë.
Segmenti nga Tuneli i Kalimashit deri në Rrëshen ka dendësinë më të madhe të mjegullës.
Prania e mjegullës në rrugë ul shikueshmërinë e rrit mundësitë e aksidenteve, sidomos në autostrada ku shpejtësia arrin në nivelet maksimale 90-110 km.
Prandaj drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në uljen e shpejtësisë, përdorimin e dritave të mjegullës e rritjen e vëmendjes gjatë drejtimit të automjetit.