TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë.
Një e moshuar është gjetur e pajetë brenda banesës së saj. Mësohet se gruaja e identifikuar si Stamato Milo, e moshës 88-vjeçare është gjetur e pajtë në banesën e saj në fshatin Cukë.
Dyshohet se gruaja e saj mund të ketë ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulëta, pasi trupi i saj ishte i ngrirë dhe ka qëndruar natën jashtë.
Pas këqyrjes së trupit u pa se nuk kishte shenja dhune dhe se vdekja mund të ketë qenë natyrale.
Trupi i 88 vjeçares u transportua në morgun e spitalit për të kryer ekspertizën mjeko -ligjore dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes.