TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka dhënë sërish mesazhin e saj për të vazhduar zbatimin e reformës në drejtësi.
Në një postim në Twitter, Kim shkruan se investimet e SHBA po rriten në Shqipëri. Diplomatja vë në dukje se nëse ka gjykata të pastra vijnë edhe më shumë investime.
“Është mirë të shohësh që investime amerikane rriten në Shqipëri. Rregulla racionale, të qarta dhe transparente + gjykata të pastra (d.m.th., mosmarrëveshjet e zgjidhura me ligj dhe jo me ryshfet) do të tërheqin edhe më shumë investime.
Le të vazhdojmë zbatimin e reformës në drejtësi që të ketë më shumë mundësi punësimi dhe prosperitet për më shumë njerëz”, shkruan ambasadorja.
Good to see ???????? investment in ???????? growing. Rational, clear & transparent rules + clean courts (i.e., disputes settled by laws not bribes) will attract even more. Let’s keep implementing justice reform so there are more opportunities for employment & prosperity for more people. https://t.co/YKWsaWz76q
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) January 12, 2022