TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se heqja e TVSH-së për ushqimet bazë, nuk do kishte ndikim për konsumatorin.
Në një konferencë për mediat, ajo shprehet se heqja e TVSH-së ndikon vetëm fitimin e tregtarëve.
“Unë e kam përsëritur disa herë që ne nuk do ndërhyjmë në TVSH-në e produkteve të shportës. Sidomos në kohë krizash është e vështirë që të ndërhysh në sistemin e taksimit. Çdo vend ka sistemin e vet të taksimit. Ju e dini se në vitin e kaluar morëm një vendim i cili prek pjesën më të madhe të bizneseve. Prek 95 mijë bizneseve të vogla, ku ne rritëm pragun e TVSH-së. Mund të marrim miellin, bukën. Nëse do i referohemi miellin, 90% e miellit që tregtohet në Shqipëri, është për konsum dhe shitet në furra buke. Është vetëm një 10% që shitet me kilogram. Çdo konsumator shqiptar, konsumon më shumë bukë, se sa miell.
Mielli që shitet në supermarket, tregtohet për gatime të ndryshme, por jo për bukë. Furrat e bukës, që blejnë gjithë miellin, janë 90% e tyre biznese të vogla që tregtojnë pa TVSH. Në një sistem taksash si Shqipëria, heqja e TVSH-së, nuk do ndikonte në konsumatorin final. Kështu mund të përmend edhe produkte të tjera të vogla. Unë e kam shpjeguar, se politikat e reduktimit të TVSH-së nuk kanë pasur impakt në çmim, por në fitimet e tregtarëve. Ky nuk është momenti që të shtojmë fitimet e tregtarëve. Është momenti të mbështesim konsumatorët në nevojë, të monitorojmë tregun që të mos ketë abuzime. Edhe ato konsumatorë që kanë mundësi të përballojnë një krizë, të mos paguajnë asnjë lek më shumë se sa ajo që dikton kriza globale”, tha Ibrahimaj.
Ajo bën me dije se do të ketë një mekanizëm si do të kontrollohen tregtarët me pakicë në mënyrë që të mos lejohet asnjë hapësirë për abuzim.
“Ne nuk mund të vendosim çmimin që do donim të vendosnim pasi operojmë në një treg të lirë. Në ditët në vijim do ju mbajmë të infoprmuar në lidhje me aktivitetin e bordit. Do të ketë një mekanizëm si do të kontrollojmë tregtarët me pakicë në mënyrë që të mos lejojmë asnjë hapësirë për abuzim. Ne kemi vendosur një garanci e cila do të përdoret nga tregtarët me qëllim të garantojnë blerjet e tyre dhe produktet most ë mungojnë” – tha ministrja.