TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy persona, babë e bir janë arrestuar nga policia e Shkodrës për kultivim kanabisi në zonën e Vaut të Dejës.
Sipas policisë, në pranga janë vendosur shtetasit L.Sh., 51 vjeç dhe E.Sh., 26 vjeç
Ata kishin mbjellë në një serë pranë banesës së tyre, disa bimë kanabisi.
Uniformat blu sekuestruan dhe asgjësuan 2600 fidanë kanabisi.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Melgusha”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimin të bimëve narkotike. Operacioni u realizua nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë, Vau i Dejës.
Evidentohet një serë, në të cilën ishin kultivuar 2600 fidanë, të dyshuar kanabis. Arrestohen në flagrancë babë e bir, pronarët e ambientit (serë). Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, Strukturat Hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Melgusha”.
Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, u ushtrua kontroll në një serë, në lagjen “Shegaj” të fshatit Melgushë, të Vaut të Dejës. Si rezultat i kontrollit u gjetën dhe u asgjesuan 2600 fidanë, të dyshuar kanabis, që ishin kultivuar në serë.
Në vijim të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve L.Sh., 51 vjeç dhe E.Sh., 26 vjeç, (babë e bir), banues në Melgushë, Vau i Dejës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.