AKTUALITET, 18 Mars 2022, 17:17

Ambasada ruse në Tiranë ka një pyetje për Sali Berishën

Ambasada ruse në Tiranë ka një pyetje për Sali Berishën

Një ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha teksa përshëndeti nisjen e furnizimit me gaz të Europës përmes gazsjellësit TAP që kalon edhe në territorin shqiptar, tha se asokohe i ishin ofruar para në këmbim të projektit rus të gazsjellësit. Por sot ka pasur një reagim për këtë cështje nga ambasada ruse në Tiranë.

“U habitëm nga fjalët e Sali Berishës se 10 vjet më parë ai refuzoi rryshfetin gjoja të propozuar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri. Na lind natyrshem pyetja: sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi t’i mbledhë dot ato “shuma përrallore”?”, shkruhet në një postim në Facebook në faqen e ambasadës.

Projekti i gazsjellësit TAP u negociua gjatë kohës kur Berisha ishte në pushtet.

Ambasada ruse në Tiranë ka një pyetje për Sali Berishën