TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ulja e temperaturave është shoqëruar me shtim të numrit të vizitave pediatrike. Veç rasteve të shtuara në poliklinika, fluks të shtuar ka edhe në shërbimin e urgjencës pediatrike në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Në një intervistë për Euronews shefi i këtij shërbimi, doktor Albert Lama, sqaron se jo të gjitha rastet janë urgjenca.
“Kemi hy në sezonin dimëror, normal që ka rritje të fluksit në urgjencë dhe rastet jnë më tepër që prekin traktin respirator, ose rrugët e frymëmarrjes por dhe nozologji të tjera të të gjitha fushave dhe sëmundje të tjera që janë gjatë gjithë vitit, stina ku jemi ka një farë rritje, është një rritje e pritshme sezonale. Vizita mund të bëhen 202-250 po jo të gjitha janë urgjenca, shumica janë të një kujdesi parësorë një pjesë e tyre janë urgjencë”, është shprehur Lama.
Infeksionet virale, të stinës janë ato që predominojnë, të cilat shoqërohen me disa simptoma. “Dominojnë problemet me kollë vështirësi në frymëmarrje, temperature, infeksione të ndryshme, nga gryka dhe trakti të poshtëm dhe vetë mushkërisë”, tha më tej Lama.
Kur dimri sapo ka filluar, mjekët këshillojnë të bëhet kujdes me të vegjlit. “Aktualisht në qarkullim sipas ekspertëve të shëndetësisë, veç virozave të stinës kemi dhe grip të tipit A dhe koronavirus”, përfundoi Lama.