TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gratë shqiptare po lindin më pak fëmijë. Nga viti ne vit lindshmëria po shënon nivele të ulëta dhe sipas të dhënave të INSAT ne tremujorin e trete te 2023-it lindjet ranë me afro 7%.
Ndër qarqet, Gjirokastra ka numrin më të ulët të bebeve me 115 në tre muaj. Faktorët janë disa, nga lëvizjet demografike, pasiguritë e çifteve të reja e deri te forcimi i rolit të grave dhe vajzave në shoqëri.
Por jo vetëm në qytete të vogla, edhe në zonat me popullsi të madhe lindjet janë në rënie. Në Elbasan thuajse çdo vit ka rreth 100 bebe më pak. Në tremujorin e tretë 2023, vetëm Tirana shënoi rritje të numrit të lindjeve, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjera shënuan ulje.