AKTUALITET, 22 Mars 2024, 10:50

Rrezikoi jetën e policëve që e kapën me kokainë, Enea Sulejmani ishte kryetar i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas

Rrezikoi jetën e policëve që e kapën me kokainë, Enea
Enea Sulejmani

Dy prej të rinjve që u arrestuan gjatë natës në kryeqytet në operacionin antidrogë të policisë në rrugën “Mihal Duri”. 20-vjeçari I.B dhe 26-vjeçari Sh.O u vendosën në pranga, pasi së bashku me E.S tentuan të përplasnin me makinë efektivët në tentativë për t’u larguar nga vendngjarje. 

Ndërkohë Enea Sulejmani, i cili u plagos me armë zjarri nga një prej policëve të përfshirë në operacionin antidrogë, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Enea Sulejmani është kryetar i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas. 

Nga hetimet paraprake të kryera nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore nuk rezulton që efektivët të kenë kryer shkelje pasi atyre u është rrezikuar jeta.

Tre të rinjtë dyshohet se ishin furnizues të shpërndarësve të drogës në zonën e Xhamllikut dhe do të shkëmbenin kokainën tek vendi ku u kapen nga agjentët e antidrogës.

Gjatë momentit që stuktura operacionale ka tentuar të ndalojë automjetin tip “Volkswagen Tiguan”, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar.

Shoferi ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien automjetin e sherbimit të policisë.

“Gjatë tentativës për t’u larguar një nga punonjësit e policisë ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit dhe për pasojë është plagosur shtetasi E. S., i cili është dërguar menjëherë në spitalin e traumës nga punonjesit e policisë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, raportuan uniformat blu.

Në automjet tip është konstatuar një pako me peshë rreth 1 kg brenda së cilës dyshohet se lende narkotike kokainë.

Sot më datë 21.03.2024, në vendin e quajtur rruga “Mihal Duri”, gjatë një operacioni policor të strukturës për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, kanë qenë duke kryer veprime operacionale në kuadër të procedimit penal nr. 496 te vitit 2024, veprime të autorizuara nga organi i Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjatë momentit që stuktura operacionale ka tentuar të ndalojë automjetin tip “Volkswagen Tiguan” me ngjyrë të bardhë me targë AB 780 MP, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien automjetin e sherbimit të policisë.

Gjatë tentativës për t’u larguar një nga punonjësit e policisë ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit dhe për pasojë është plagosur shtetasi E. S., i cili është dërguar menjëherë në spitalin e traumës nga punonjesit e policisë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në automjet janë konstatuar dhe dy persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë.

Në automjet është konstatuar një pako me peshë rreth 1 kg brenda së cilës dyshohet se lende narkotike kokainë.

Janë njoftuar strukturat e AMP-se të cilat do të kryejnë veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

AMP, pas kryerjes së veprimeve të para në vendngjarje dhe sqarimit të të gjitha rrethanave do të bëjë njoftim të plotë mbi këtë ngjarje.