TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, me anë të një postimi në Facebook është shprehur se çmimet e larta, bordet moniste, kosto e lartë e jetesës, mungesa e vendeve të punës, pasiguria publike, largimi masiv i të rinjve, nepotizmi, paligjshmëria e thelluar në çdo sektor, korrupsioni galopant, grabitja e shekullit nëpërmjet "djegësave" ka vetëm një emër Edi Rama.
Sipas Braimllarit, kjo politikë klienteliste dhe antikombëtare ka shkatërruar dhe defaktorizuar vendin.
Dhe zgjidhja, sipas tij, është aksioni i Partisë së Lirisë, Revolucioni Antikorrupsion me qëlim kthimin në buxhetin e shtetit parave të grabitur të qytetarëve, kthimin e shpresës dhe të referendumit si e vetmja mundësi ku vullneti i qytetarëve të dominojë mbi politikën.
Statusi i plotë i Braimllarit:
Rilindja mbolli krim dhe varfëri në vend. Gjithëpërfshirja, Revolucioni Antikorrupsion dhe Referendumi janë zgjidhja.
Çmimet e larta, bordet moniste, kosto e lartë e jetesës, mungesa e vendeve të punës, pasiguria publike, largimi masiv i të rinjve, nepotizmi, paligjshmëria e thelluar në çdo sektor, korrupsioni galopant, grabitja e shekullit nëpërmjet "djegësave" ka vetëm një emër Edi Rama.
Kjo politikë klienteliste dhe antikombëtare ka shkatërruar dhe defaktorizuar vendin.
Zgjidhja është aksioni i Partisë së Lirisë Revolucioni Antikorrupsion me qëllim kthimin në buxhetin e shtetit paratë e grabitura të qytetarëve, kthimin e shpresës nëpërmjet hapjes dhe gjithëpërfshirjes dhe referendumin si të vetmen mundësi ku vullneti i qytetarëve të dominojë mbi politikën.