AKTUALITET, 18 Shtator 2024, 12:20

Rikthimi i Dash Sulës/ Mungoi prej 3 muajsh, deputeti demokrat i bashkohet mbledhjeve të Grupit të PD

Rikthimi i Dash Sulës/ Mungoi prej 3 muajsh, deputeti demokrat i bashkohet

Deputeti demokrat, Dashnor Sula iu është bashkuar mbledhjeve të Grupit Parlamentar të PD-së.

Ligjvënësi Sula është shfaqur në mbledhje pas pothuajse 3 muajsh mungesë.

Ai shihet i ulur në karrige krah kolegut të tij, deputetit Saimir Korreshi në mbledhjen e zhvilluar në selinë blu.