AKTUALITET, 26 Shtator 2023, 15:10

Rikthimi i Covid-19/ “Imuniteti i popullatës është rritur”, Alimehmeti: Ka disa valë virusi

Rikthimi i Covid-19/ “Imuniteti i popullatës është

Këtë periudhë duket se është rikthyer koronavirusi. Ndonëse ky i të infektuarve është rritur, duket se COVID-19 nuk është aq problematik sa në fillim. Mjeku Ilir Alimehmeti foli në lidhje me situatën e virozëve në vend së fundmi me ardhjen e vjeshtës.

Ai u shpreh se mes rasteve ka edhe të prekur me Covid-19, edhe pse shtoi se vala tanimë ka rënë duke konsideruar edhe rritjen e imunitetit të popullatës.

Sipas tij ka shumë më pak forma të rënda të Covid në këtë moment dhe se është mëse normale që të ketë disa valë të virusit.